Privatësia


DOKUMENT INFORMUES MBI TRAJTIMIN E TE DHËNAVE PERSONALE DREJTUAR PËRDORUESVE TË FAQES WWW.CCBS.AL


Coca-Cola Bottling Shqipëria është titullar i të dhënave personale të përdoruesve të Faqes (Përdoruesit) dhe respekton të drejtat për mbrojtjen e të dhënave personale të këtyre të fundit.

Në vijim janë dhënë disa informacione në lidhje me përpunimin e të dhënave personale të Përdoruesve të kryer nga CCBS. Një informacion i tillë është përditësuar rregullisht dhe për këtë arsye Përdoruesit i kërkohet ta lexojnë atë rregullisht.

Ashtu siç përcaktohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Ligji Nr. 9887 datë 10.03.2008 ‘Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale’, CCBS njofton për Përdoruesit që përdorin shërbimet e internetit të ofruara nga Faqja, politikat e miratuara nga kompania në lidhje me mbrojtjen e të dhënave personale, kriteret e përdorura nga CCBS për mbledhjen të dhënave personale online dhe, në veçanti, mënyrën, kohën, qëllimin, natyrën dhe fushat e komunikimit dhe shpërndarjes së informacionit të përdorur.

Ky dokument informues vlen vetëm për Faqen dhe jo për faqet e internetit që mund të lidhen nëpërmjet lidhjeve me Faqen.

Operacionet e përpunimit të të dhënat personale të Përdoruesve që kërkojnë shërbimet e ofruara përmes Faqes zhvillohen në selinë e CCBS dhe kryhen vetëm nga personeli i caktuar për trajtimin e të dhënave apo nga të ngarkuarit për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e Faqes.

Asnjë e dhënë e mbledhur përmes faqes nuk komunikohet apo shpërndahet, përveçse për qëllimet e parashikuara shprehimisht dhe me pëlqimin e të interesuarit.


TË DHËNAT E OFRUARA NGA PËRDORUESI


CCBS mbledh të dhënat e përdoruesve vetëm me kërkesën e tyre të qartë, për shembull, duke plotësuar formularin për regjistrimin e Përdoruesve të cilët kërkojnë shërbime të veçanta (p.sh.. dërgimin e të rejave, qasje në zonat e rezervuara të Faqes, etj).

Dërgimi fakultativ, i hapur dhe vullnetar i postës elektronike në adrësat e treguara në Faqe përbën përfshirjen e mëtejshme të dërguesit, e nevojshme për t’iu përgjigjur kërkesave si dhe të të dhënave të tjera personale të përfshira në komunikim.


INFORMACIONE SHTESË TË GRUMBULLUARA AUTOMATIKISHT


Sistemet informatike dhe procedurat e softëareve të përdorura për funksionimin e Faqes përftojnë gjatë veprimtarisë së tyre normale, disa të dhëna personale transmetimi i të cilave përfshihet në përdorimin e protokolleve të komunikimit në Internet.

Bëhet fjalë për informacione jo të mbledhura në mënyrë që të asociohen me individe të interesuar të identifikuar, por që nga vetë natyra e tyre mund të mundësojnë identifikimin e Përdoruesve, me anë të përpunimit dhe bashkimit me të dhëna të mbajtura nga palët e treta.

Kjo kategori përfshin adresat IP ose emrave e domain-ve të kompjuterëve të përdorur nga Përdoruesit të cilët lidhen në Faqe, adresat e shënuara si URI (Uniform Resource Identifier) të burimeve të kërkuara, orarin e kërkesës, metoda e përdorur për paraqitjen e kërkesë në server, madhësinë e file të marra në përgjigje, kodi numerik që tregon statusin e përgjigjes së dhënë nga serveri (e suksesshme, gabim, etj ..) dhe parametra të tjerë në lidhje me sistemin operativ dhe mjedisin kompjuterik të Përdoruesit.

Këto të dhëna përdoren vetëm për të nxjerrë informacione anonimë statistikore mbi përdorimin e Faqes së internetit dhe për të kontrolluar funksionimin e saj korrekt dhe fshihen menjëherë pas përpunimit. Të dhënat mund të përdoren për të konstatuar përgjegjësinë në rast të krimeve të mundëshme informatike të kryera ndaj Faqes; përveç kësaj mundësie, të dhëna mbi kontaktet e internetit nuk ruhen për më shumë se shtatë ditë.


COOKIES


Asnjë e dhënë personale në lidhje me Përdoruesit nuk përftohet nga faqja përmes cookies. Përdorimi në këtë faqe i cookies të seksioneve shmang përdorimin e teknikave të tjera informatike potencialisht të dëmshme për privatësinë e lundrimit të Përdoruesve dhe nuk lejon marrjen e të dhënave të identifikimit personal të Përdoruesit.

Përdorimi i tyre është rreptësisht i kufizuar në transmetimin e identifikuesëve të seksionit të nevojshme për të mundësuar një eksplorim të sigurt dhe efikas të faqes dhe për të bërë të mundur Titullarit mbledhjen e informacionit, në nënyrë të përmbledhur, mbi numrin e Përdoruesve dhe se si ata e vizitojnë Faqen.

Cookies teknike të palëve të treta janë të lidhura eskluzivisht me praninë e funksioneve të integruara me rrjetet sociale.

Është e mundur të çaktivizoni cookies, ose ndonjë pjesë të tyre, duke ndryshuar impostimet e Menusë Internet Settings. Në këtë mënyrë, megjithatë, ajo do të jetë më pak e disponueshme në të gjitha funksionet interaktive të internetit.


QËLLIMI I PËRDORIMIT TË TË DHËNAVE


Informacioni personal I dhënë nga përdoruesit të cilët dërgOJNË kërkesa për materiale informative (buletine, CD-ROM, gazeta, raporte, përgjigjet të pyetjeve, ftesa për ngjarje, etj) përdoren vetëm për të kryer shërbimin e kërkuar dhe u komunikohen palët e treta vetëm në rastin kur kjo është e nevojshme për këtë qëllim (p.sh.. shërbimi i dërgimit të materialit të kompanisë përmes palëve të treta).

Nëse Përdoruesi vendos të japë të dhënat e veta personale ato mund të përdoren me miratimin e tij për: a) qëllime komerciale, marketing dhe promovim, duke përfshirë edhe dërgimin e materialeve reklamuese; b) për të analizuar përdorimin e Faqes nga përdoruesit e saj dhe përshtatje me nevojat e përdoruesve të shërbimit dhe paraqitjes së Faqes.

Përdoruesi mund të shprehë pëlqimin e tij të veçantë për përpunimin e të dhënave personale për këto qëllime (a dhe b), duke klikuar në kutinë përkatëse gjatë procesit të regjistrimit. Ai mund gjithmonë ta ndryshojë pëlqimin e tij duke dërguar një kërkesë specifike në info@cocacola.al.

CCBS nuk mbledh nëpërmjet faqes së saj, të dhëna personale identifikuese të përdoruesve (p.sh. emër, adresë, numrin e sigurimeve shoqërore, numrin e telefonit ose adresën e-mail), përveçse në rastin e vetëm në të cilën janë Përdoruesit që i japin vullnetarisht.

Në asnjë rrethanë të dhënat personale të Përdoruesve nuk do t’u transferohen palëve të treta, apo të vihen në dispozicion të palëve të treta për qëllime komerciale.


AUTORIZIMI FAKULTATIV I TË DHËNAVE


Përveç sa është specifikuar për të dhënat e lundrimit, Përdorues është i lirë të japë të dhënat personale që përmbahen në modulet e kërkesave për CCBS për të kërkuar ose nxitur dërgimin e materialeve informative, të tilla si gazetat apo komunikimeve të tjera.

Mungesa e autorizimit të tyre mund të bëjnë të pamundur marrjen e shërbimit të kërkuar.


MËNYRA E TRAJTIMIT


Të dhënat personale përpunohen nga mjete të automatizuar për kohën krejtësisht të nevojshme për të arritur qëllimet për të cilat ato janë mbledhur, në përputhje me masat e sigurisë të parashikuara nga Kodi për të parandaluar humbjen e të dhënave, përdorimin e paligjshëm ose të gabuar dhe hyrjen e paautorizuar.



TË MITURIT


Nëse CCBS ishte në dijeni të kërkesave, referuar paragrafëve të mësipërm, të dërguara nga të mitur nën 18 vjec - përdorues të faqes, do të kujdeset që të marrë pëlqimin paraprak të prindërve të fëmijës për përpunimin e të dhënave që kanë të bëjnë me kërkesën.


TË DREJTAT E TË INTERESUARVE


Përdoruesit kanë të drejtë në çdo kohë:

(i) të marrin konfirmimin e ekzistencës ose jo të të dhënave personale që u përkasin, edhe nëse nuk janë regjistruar ende, dhe komunikimin e tyre në formë të kuptueshme;

(ii) të marrin burimin e të dhënave, të qëllimeve dhe metodave të trajtimit, të logjikës së aplikuar në rastin e trajtimit të kryer me ndihmën e instrumentave elektronike, të dhënat e identitetit të titullarit dhe të përgjegjësve të trajtimit, të subjekteve apo kategorisë së subjekteve të cilëve të dhënat personale mund t'u komunikohen ose mbi të cilat mund të kenë dijeni duke qenë përgjegjës apo teknikë të përpunimit.

(iii) të marrë:

I. Përditësimin, korrigjimin ose, kur për të janë të interesuar, integrimin e të dhënave;

II. Fshirjen, transformimin në anonime ose bllokimin e të dhënave të përpunuara në mënyrë të paligjshme, duke përfshirë të dhëna të cilat nuk duhen për qëllimet për të cilat të dhënat janë mbledhur ose përpunuar më pas;

III. Certifikimin se operacionet e përmendur në pikat I dhe II u janë bërë të njohura, edhe përsa i përket përmbajtjes së tyre, atyre të cilëve të dhënat u janë komunikuar ose u janë shpërndarë, hiq rastin kur dicka e tillë është e pamundur ose do të rezultojë haptazi në disproporcion me të drejtën e mbrojtur.

(iv) Kundërshtimin, tërësisht ose pjesërisht, për arsye legjitime të përpunimit të të dhënave, edhe kur i përkasin qëllimit të mbledhjes si dhe përpunimit të të dhënave për qëllime të dërgimit të materialeve reklamuese ose shitjes së drejtpërdrejtë ose për kryerjen e hulumtimit të tregut.

Përdoruesit mund të ushtrojnë të drejtat e tyre me anë të një kërkese me shkrim të dërguar në CCBS, Autostrada Tiranë-Durrës, KM5, Kashar, Tiranë, Shqipëri. Tel. +355 45606060, e-mail: info@cocacola.al

Lista e atyre të emëruar nga CCBS si përgjegjës për përpunimin e të dhënave personale vihet në dispozicion pas një dërguar në adresën: info@cocacola.al