Coca-Cola Summer Festival – 6 Korrik 2017

Super koncerti #CocaColaSummerFest zbret magjishëm në zemër të kryeqytetit shqiptar. Mbi 23 mijë vetë kanë qënë në sheshin Skënderbej për të shijuar atë që mund të quhet padyshim si eventi më i rëndësishëm muzikor i verës 2017. Ka qënë CCBS ajo që ka menduar për të gjithë të rinjtë e të apasionuarit pas muzikës shqiptare të sjellë për herë të parë një mega produksion, ku janë mbledhur artistët më të mirë të momentit të muzikës tonë moderne. 9 kengetaret më IN aktualisht në trevat mbarë shqiptare si Ledri Vula, Alban Skenderaj, Arilena Ara, Xhensila Myrtezaj, NRG Band, Eugent Bushpepa, Kejsi Tola, Olta Boka dhe Kida kanë qënë pjesëmarrës në këtë festival. Ata kanë elektrizuar sheshin Skënderbej me performancat e tyre dhe hitet më të fundit të momentit, të cilat janë kënduar shpesh dhe nga i gjithë publiku pjesëmarrës në shesh. Mbrëmja është bërë akoma më e këndshme nga dyshja simpatike e prezantuesve, këngëtarja dhe showgirl Klea Huta dhe aktori shumë i talentuar dhe i dashur për publikun Elvis Pupa, të cilët përvecc prezantimit kanë qënë edhe performues në skenë duke shtuar larminë e këtij festivali. CCBS solli kështu një festival i cili u vlerësua më së shumti edhe nga Bashkia e Tiranës, e drejtpërsëdrejti edhe nga Kryetari i saj Erjon Veliaj, i cili e quajti si aktivitetin më të bukur e më të rëndësishëm muzikor që një kompani biznesi i bën dhuratë kryeqytetit shqiptar. Ky edicion i parë është padyshim një hap i rëndësishëm në mbështetje të muzikës e artistëve shqiptarë, më synimin e madh që të kthehet në një traditë të bukur vit pas viti nga CCBS ashtu siç është tashmë nga Coca-Cola Company edhe në mjaft vende të tjera të botës, ku janë pjesë në sheshet kryesore të qyteteve më të famshme emrat më të njohur të muzikës.