KUPA COCA-COLA

Tradita e Kupës Coca-Cola vazhdon në Shqipëri për të tretin vit radhazi. Kjo konkurrencë atletike e futbollit përfshin moshen e të rinjve nga 12-15 vjeç, të cilet konkurrojnë nëpër shkollat e tyre për një çmim të rëndësishëm që synon të bëhet turneu më i madh i futbollit për të rinj në Shqipëri. Kupa Coca-Cola i jep mundësinë të rinjve të shfaqin talentin e tyre në aktivitete sportive, për të konkurruar dhe per të pasur ndërveprim midis tyre në mënyrë të shëndetshme dhe zbavitëse, dhe për të edukuar gjenerata të reja, për tu socializuar dhe komunikuar përmes një sporti që të gjithë e duan, pra futbolli.

Ky turne këtë vit organizohet në muajn maj, në bashkëpunim me federatën e futbollit shqiptar dhe nga ministria shqiptare e arsimit dhe sportit. Ngjarja do të përfshijë më shumë se 1500 fëmijë nga 75 shkolla në të gjithë vendin, dhe përfshin ndeshjet në qytete të ndryshme kryesore si Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier, Korçë, Shkodër. Në fund ndeshja finale do të pasohet nga një ngjarje e veçantë, në të cilën do të festojnë fituesin e turneut. Dhe fituesit do të shpërblehen.

Kupa Coca-Cola nuk është thjesht një lojë. Turneu kombëtar i të rinjve organizohet çdo vit nga kompania lider në botën e pijeve, Coca-Cola, ndihmon në identifikimin dhe shpërblimin e skuadrës së të rinjve të talentuar dhe krijon për ta mundësi të ndjekin pasionin e tyre për futbollin, duke i ndihmuar ata të përfshihen në proçes, të krijojnë shoqëri të reja dhe të zhvillojnë aftësi të punës në grup.

Këtë vit Kupa Coca-Cola, do ti japë skuadrës fituese mundësinë për të parë ndeshjen gjysmë-finale të Euro 2016, me të gjitha shpenzimet e paguara nga kompania. Duke qenë se Coca-Cola kujdest për brezin e ri, duke i suportuar ata që ti ndjekin ëndërrat e tyre në çdo moment, si në këtë rast i cili konsiderohet si një moment historik për Shqipëtarët pasi Skuadra Kombëtare e Futbollit është kualifikuar për herë të parë në histori si pjesë e Euro 2016.

Responsive image
LEXO ME SHUME

Projekti i Gjelbërt

Projekti i gjelbër është një vazhdimësi e disa projekteve të orientuara mjedisorë që CCBS ka realizuar. Hapi i parë drejt këtij qëllimi ishte...

Responsive image
LEXO ME SHUME

Këndi i Lojrave

Coca-Cola Bottling Shqipëria, në bashkëpunim me Bashkinë e Tiranës, inauguruan “këndin e lojrave Coca-Cola”, pranë ”Maternitetit të Ri”...

Responsive image
LEXO ME SHUME

Kupa Coca-Cola

Tradita e Kupës Coca-Cola vazhdon në Shqipëri për të tretin vit radhazi. Kjo konkurrencë atletike e futbollit përfshin moshen e të rinjve nga...