VIZITONI CCBS

Në kuadër të projektit global të socializimit dhe edukimit që “Coca-Cola” zhvillon prej kohësh në mbarë botën, edhe në vendin tonë ndiqet e njëjta kulturë nëpërmjet organizmit që prej tre vitesh, të aktivitetit të “Plant Visit”.

Ky projekt u jep mundësinë kujtdo që ka dëshirë, veçanërisht nxënësve e studentëve të shkollave të ndryshme të vendit, të vizitojnë nga afër fabrikën e prodhimit të pijes më të famshme në botë, si dhe të ndjekin prezantimin prej 90 minutash me informacion interesant dhe edukues në lidhje me pijen më të dashur prej të gjithëve, atë “Coca-Cola”.

Kjo është një eksperiencë e mrekullueshme për të gjithë vizitoret, të cilët mund të shohin më në detaje fushatat e markës globale Coca-Cola, të vizitojnë ndërmarrjen e prodhimit, të ndjekin procesin e mbushjes së shisheve me lëngun e shijshëm e madje edhe ta provojnë atë të sapo prodhuar në fabrikë.

Në shërbim të projektit “Green Project” që Coca-Cola ndërmerr prej vitesh, u tregohet vizitorëve edhe puna e ndërmarrë për hir të kësaj iniciative madhore, si dhe secilit prej tyre u jepet nga një dhuratë, e futur brenda çantave me letër të ricikluar.

Ky është një aktivitet edukues dhe promovues i jetesës së shëndetëshme dhe energjike, për të gjithë konsumatorët apo jo të pijeve të kompanisë “Coca-Cola”, dhe vizita në fabrikë është një eksperiencë që nuk duhet humbur!

Responsive image
LEXO ME SHUME

Historiku i CCBS

Kur flasim për një kompani ndërkombëtare të suksesshme , fshihet gjithmonë një histori e madhe pas kësaj. Coca-Cola Bottling Shqipëria Sh.p.k. (CCBS)

Responsive image
LEXO ME SHUME

Misioni, Vizioni

CCBS është e përkushtuar të respektojë dhe të ruajë mjedisin, duke minimizuar ndikimin tonë në mjedisin përreth, dhe ndikimin në mentalitin e njerëzve tanë.

Responsive image
LEXO ME SHUME

Vizitoni CCBS

Në kuadër të projektit global të socializimit dhe edukimit që “Coca-Cola” zhvillon prej kohësh në mbarë botën, edhe në vendin tonë ndiqet e njëjta kulturë