HISTORIKU I CCBS

Kur flasim për një kompani ndërkombëtare të suksesshme , fshihet gjithmonë një histori e madhe pas kësaj. Coca-Cola Bottling Shqipëria Sh.p.k. (CCBS), operon në Shqipëri që prej vitit 1994 kur edhe u prodhua shishja e parë Coca-Cola në Shqipëri. Përmes zinxhirit të prodhimit dhe rrjetit lokal të biznesit, aty u ndërtua një organizatë me më shumë se 300 punonjës brenda strukturës se saj. Duke marrë parasysh madhësinë dhe shpërndarjen e rrjetit, CCBS përfaqëson një nga aktorët kryesorë pro-aktive për zhvillimin e ekonomisë së shqipërisë. Coca-Cola Bottling Shqipëria (CCBS), operon në tregun tonë si i vetmi partner zyrtari mbushjes së shisheve në Shqipëri dhe që është pjesë e sistemit Coca-Cola.

Sistemi Coca-Cola është një biznes global që operon në shkallë lokale.”The Coca-Cola Company” dhe më shumë se 300 partnerët e saj në mbarë botën punojne së bashku si “Sistemi Coca-Cola”,për të ofruar pije freskuese çdo ditë dhe per të përçuar sukses global. The Coca-Cola Company është kompania më e madhe në botë e pijeve, e cila freskon konsumatorët me më shumë se 500 marka në kategorinë e pijeve me gaz dhe pa gaz, dhe me mbi 3000 pije. Coca-Cola është termi i dytë më i njohur në mbarë botën pas termit "OK". Coca-Cola është i disponueshem në më shumë se 200 vende dhe me më shumë se 1 miliard konsumatorë çdo ditë.

Shqipëria është një pjesë e familjes së madhe të Coca-Cola në mbarë botën. Nga viti 1994 deri 1997, portofoli i CCBS u zgjerua më tej me markat e Fanta dhe Sprite. Pas trazirave të vitit '97, CCBS investoj në futjen e linjave të reja të prodhimit. Në fakt, portofoli ynë në tregun shqiptar konsiston në markat e mëposhtme: Coca-Cola, Coca-Cola Zero, Fanta Portokall, Fanta Exotic, Fanta Limon, Sprite, Nestea, Schweppes Indian Tonic Water, Schweppes Bitter Lemon, dhe kohët e fundit portofolit i është shtuar edhe lëngu i frutave Cappy Pulpy. Coca-Cola, Coca-Cola Zero, Fanta dhe Sprite përfaqësojnë 4 ndër 5 pijet më të konsumuara në mbarë botën. 

Responsive image
LEXO ME SHUME

Historiku i CCBS

Kur flasim për një kompani ndërkombëtare të suksesshme , fshihet gjithmonë një histori e madhe pas kësaj. Coca-Cola Bottling Shqipëria Sh.p.k. (CCBS)

Responsive image
LEXO ME SHUME

Misioni, Vizioni

CCBS është e përkushtuar të respektojë dhe të ruajë mjedisin, duke minimizuar ndikimin tonë në mjedisin përreth, dhe ndikimin në mentalitin e njerëzve tanë.

Responsive image
LEXO ME SHUME

Vizitoni CCBS

Në kuadër të projektit global të socializimit dhe edukimit që “Coca-Cola” zhvillon prej kohësh në mbarë botën, edhe në vendin tonë ndiqet e njëjta kulturë