TREGTIA

Pijet joalkoolike janë kategoria e dytë më e rëndësishme pas ujit të ambalazhuar në tregun shqiptar.

Si lider në këtë industri, ne punojmë me përkushtim me klientët për të rritur vazhdimisht shitjet e pijeve joalkoolike vit pas viti dhe në mënyrë të qëndrueshme, duke krijuar vlerë për të gjithë.

Klienti

Ne bëjmë gjithçka në dorën tonë për të kënaqur klientët tanë.

Punojmë së bashku

CCBS është i pari investim ndërkombëtar në tregun shqiptar. Tashmë si biznes vendas, që shet markat e pijeve joalkoolike në nivel global, ne e dimë që klienti i kënaqur është çelësi i suksesit tonë. Ekipet e shitjeve punojnë shumë që të kujdesen për një gamë të gjerë klientësh në mbarë Shqipërinë, përfshirë:

• shitësit me pakicë, nga supermarketet e mëdha, deri te minimarketet dhe dyqanet bashkëngjitur pikave të karburantit;
• vende të tjera si shkollat, universitetet, spitalet, bizneset, kafeteritë tradicionale, klubet, restorantet dhe kinematë;
• shitësit me shumicë që furnizojnë dyqanet e pavarura dhe shitës të tjerë.

Dëshiron të bësh biznes me ne?

Me Ekipet e Shitjeve në Terren, ne konsultohemi periodikisht me mbi 20 000 klientë që t’i ndihmojmë të zhvillojnë Shitjet e Kategorisë “Pije Joalkoolike”, duke i këshilluar për gamën më të mirë të produkteve për biznesin e tyre dhe duke iu dhënë mbështetje shtesë si pajisje apo bazë materiale për pikat e shitjes. Ne jemi të përkushtuar që t’i japim klientit përvojën më të mirë të mundshme dhe ndihmojmë partnerët tanë që të zhvillojnë biznesin me ne.
•Mundesi reale per karriere
•Mësim dhe trajnim
•Të beheni pjesë e një "botë" që mund ta konsideroni si "shtëpi".

Për më shumë informacion se si mund ta ndihmojmë biznesin tuaj, na kontaktoni www.ccbs.al ose:

Telefon: +355 45606060
Email: Questo indirizzo email è protetto dagli spambots. E' necessario abilitare JavaScript per vederlo.