MUNDËSITË PËR PRAKTIKË

Nëse ju jeni një i diplomuar apo student në kërkim të nje eksperience të vërtetë në biznes në një kompani lider në treg, ne ofrojmë praktika që ju lejojne të shihni vetë se çfarë është dhe ofron Coca-Cola Bottling Shqipëria sh.p.k..

Duke qenë një intern do të thotë më shumë se thjesht të jeni i përfshirë në drejtimin e perditshem te kompanisë. Si praktikant, ju do të ekspozoheni ndaj projekteve reale dhe sfidat në një mjedis gjallërues dhe energjik dhe do të përfitoni përvojë të vërtetë pune. Ju do të punoni me më të mirët në industri dhe të beheni pjesë e forcës së punës së markës më të njohur në botë.

Praktika për jo të diplomuarit: Praktikantët tanë kanë mundësi për të parë një shumëllojshmëri funksionesh në kompani dhe mund të përfitojnë nga të mësuarit jashtë klase duke marrë përvojë praktike me kompaninë udhëheqëse në botën e pijeve.

Praktika për të diplomuarit: Praktikantë të sapo diplomuar ose në master pritet që të kontribojnë me idetë dhe ekpseriencën e tyre të marrë nga përvojat e mëparshme në susksesin e CCBS. Shpesh të sapodiplomuarit posedojnë njohuri të freskëta, duke i lejuar ata të jenë pionierët e kompanisë sonë. Bazuar në punën e suksesshme dhe nevojat për talente ne biznesin tonë, disa praktikantë mund të kenë mundësinë për t'u bërë punonjes me kohë të plotë të CCBS.

CCBS është në kërkim të talenteve nga universitet dhe programet e tyre të larta. Ju lutemi kontrolloni me Universitetin tuaj në lidhje me bashkepunimin e tyre në CCBS dhe si të aplikoni.

Responsive image
LEXO ME SHUME

Mundësi Karriere

Kur pasioni, krenaria dhe dëshira per të arritur rezultate përputhen në nje, ju merrni njerëzit e The Coca-Cola Company. Ne jemi në kërkim të...

Responsive image
LEXO ME SHUME

Mundësi Praktike

Nëse ju jeni një i diplomuar apo student në kërkim të nje eksperience të vërtetë në biznes në një kompani lider në treg, ne ofrojmë praktika...