Termat dhe kushtet


1. Termat dhe Kushtet


Regjistrimi dhe/ose përdorimi i faqes www.ccbs.al ( "Faqja") përbën pranimin nga ana e përdoruesit të Faqes ( '' Përdoruesi”') të kushteve të përgjithshme të përfshira në këtë dokument (të quajtur më poshtë "Kushtet e Përgjithshme")

Përdorimi i Faqes dhe/ose pranimi i qartë i Kushteve të Përgjithshme në momentin e regjistrimit përbën një marrëveshje ndërmjet përdoruesit dhe CCBS ("Kompania"). Në rast të refuzimit të Kushteve të Përgjithshme nga Përdoruesi, nëse ky i fundit nuk pajtohet me këto Kushte të Përgjithshme, nuk do të lejohet të përdorë Faqen dhe shërbimet e ofruara nga Kompania.


2. PËRKATËSIA E PËRMBAJTES DHE MENAXHIMI I FAQES


Faqja dhe përmbajtja e saj, duke përfshirë, thjesht si shembull, tekstet dhe imazhet ("Përmbajtja”), janë në pronësi të Kompanisë. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara përveç nëse tregohet ndryshe. Të gjitha Përmbajtjet sic mund të jenë markat tregtare, logot dhe shenjat e tjera dalluese janë marka të regjistruara nga kompania ose nga palët e treta të cilët u kanë dhënë atyre të drejtat përkatëse. Përdorimi i pa autorizuar i Përmbajtjes ose në kundërshtim me këto Kushte Të përgjithshme nga përdoruesi është i ndaluar.

Menaxhimi i faqes është pronësi ekskluzive e Kompanisë. Përdoruesi e ka të ndaluar të redaktojë dhe/ose të ndryshojë Përmbajtjen e Faqes, të përdorë softëare ose pajisje për të ndërhyrë ose të tentojë të ndërhyjë në mënyrë elektronike ose me dorë në funksionimin ose funksionalitetin e Faqes, ndër të tjera sjellë si shembull, të ngarkojë ose të vëëë në dispozicion fotografi që përmbajnë të dhëna të korruptuara apo viruse me anë të çdo mjeti.


3. PËRDORIMI I FAQES


Faqja është përgatitur nga Kompania për qëllim argëtimi, informacioni, komunikimi dhe ofrimi të shërbimeve argëtuese nga palët e treta. Përdorimi i Faqes duhet të bëhet eskluzivisht në përputhje me këto Kushte të Përgjithshme si dhe në përputhje me ligjet dhe rregulloret e aplikueshme. Në mënyrë të veçantë, Kompania i jep Përdoruesit një të drejtë personale e jo të transferueshme pëe të përdorur Faqen duke iu përmbajtur detyrimisht mënyrave si vijon:

• përdoruesi mund të shkarkojë Përmbajtjen ekskluzivisht për qëllime jo komerciale dhe për përdorim personal;

• çdo përdorim i imazheve të njerëzve apo vende për qëllime të tjera, duhet të jetë paraprakisht i autorizuar nga Kompania;

• përmbajtja e përfshirë në seksionin "zonë e shtypit" të Faqes mund të shkarkohet ose të riprodhohet vetëm për qëllime editoriale në gazetat ditore, revista, botime tregtëtare, ose për transmetimin në programet televizive, duke u autorizuar paraprakisht nga Kompania.

• është i ndaluar riprodhimi, modifikimi, dyfishimin, kopjimi, shpërndarja, shitja apo shfrytëzimi i Përmbajtjes së Faqes, i pa autorizuar paraprakisht me shkrim nga ana e Kompanisë.

• është i ndaluar çdo përdorim i Përmbajtjes për qëllime komerciale dhe/ose reklama;

• është i ndaluar përdorimi i Faqes për të publikuar, transmetuar ose shpërndarë informacione dhe/ose materiale dhe/ose përmbajtje mbi apo përmes kësaj faqe interneti që mund të jenë të dëmshme, të pahijëshme, shpifëse, lënduese, pornografike ose të kundërligjshme ose për cdo qëllim që përbën krim ose që sjell përgjegjsi civile ose shkel në cfarëdo mënyre ligjin e zbatueshëm. Në këtë drejtim, Kompania në mënyrë aktive bashkëpunon me autoritetet dhe forcat e rendit për të identifikuar këdo që poston ose dërgon materiale të ngjashme në Faqe ose këdo që përgjithsisht përdor Faqen për qëllime dhe me mënyra në kundërshtim me ligjin.

• në përgjithësi, është i ndaluar përdorimi i Faqes në çdo mënyrë që shkakton ose mund të shkaktojë një shkelje të të drejtave të palëve të treta dhe/ose të Kompanisë.

Në lidhje me seksione interaktive të Faqes, Kompania rezervon të drejtën për të monitoruar apo shfaqur diskutime, chat-e, postime, transmetime, publikime dhe, në përgjithësi, çdo pjesë tjetër interaktive të Faqes. Në cdo rast Kompania nuk ka asnjë detyrim që të ndërmarrë këto veprimtari dhe nuk merr asnjë përgjegjësi për përmbajtjen e këtyre seksioneve të faqes. Në mënyrë të veçantë, ajo nuk merr asnjë përgjegjësi në lidhje me praninë e materialeve të sjella nga palët e treta në këto seksione që mund të kenë përmbajtje të pahijëshme, shpifëse, abuzive , false, pornografike ose sidoqoftë në kundërshtim me ligjin. Në çdo rast, Përdoruesi e ka të ndaluar shprehimisht të fusë ose të transmetojë në këto seksione të Faqes materiale të llojit të përshkruar më sipër: në këto raste zbatohen dispozitat e paragrafit të paraardhës.

Pa cenuar të drejtat e tjera të Kompanisë, kjo e fundit rezervon të drejtën për të mohuar dhe/ose bllokuar hyrjen në këtë Faqe interneti, kur Kompania konstaton se Përdoruesi (ose njerëz të cilët futen në Faqe në emër të tij) është duke shkelur këto Kushte të Përgjithshme dhe/ose dispozitat ligjore.


4. Përgjegjësia e Përdoruesit


Përdoruesi i cili është i regjistruar në Faqe duhet të tregojë vetëm të dhënat personale që janë i kërkohen. Ai garanton se këto të dhëna personale janë të vërteta, të sakta dhe të përditësuara. Përdoruesi pranon se është përgjegjës për çdo përdorim të Faqes nga ana e tij ose të atij që përdor të dhënat e tij personale.


5. Përjashtimi i Garancisë


Gjithë përmbajtja, informacioni dhe shërbimet e Faqjes ofrohen në "gjendjen në të cilën ndodhen" pa garanci të çfarëdo lloji. Në veçanti, Faqja ofrohet nga kompania "kështu siç është". Kompania nuk lëshon asnjë garanci në lidhje me funksionimin e Faqes apo saktësinë, plotësinë, besueshmërinë e përmbajtjes. Kompania gjithashtu nuk lëshon asnjë garanci të shprehur apo të nënkuptuar të tregtimit dhe përshtatshmërisë për një qëllim të caktuar.

Kompania nuk jep gjithashtu asnjë garanci për besueshmërinë, qëndrueshmërinë ose, mugesën e viruseve në materialet dhe përmbajtjet e përcaktuara nga Faqja.


6. Kufizimi i përgjegjësisë


Në masën e lejuar nga ligji në fuqi, Kompania nuk do të jetë përgjegjëse për dëmet e çfarëdo lloji që mund të rezultojnë nga përdorimi dhe/ose fyrja në Faqe, duke përfshirë edhe dëmet direkte, indirekte, të rastësishme ose rrjedhimore.

Të gjitha përmbajtjet e shkarkuar nga çdo seksion i Faqes ose nëpërmjet një lidhjeje në të të përfshirë, shkarkohen dhe instalohen e përdoren nga përdoruesi nën përgjegjësinë dhe rrezikun e tij eskluziv.


7. Lidhjet me faqe të palëve të treta


Faqja përmban lidhje me faqe të palëve të treta. Kompania nuk ka kontroll mbi to dhe, për këtë arsye, nuk është në asnjë mënyrë përgjegjëse për përmbajtjen e këtyre faqeve. Disa nga këto lidhje të dërgojnë në faqe të palëve të treta që ofrojnë shërbime përmes Faqes. Në raste të tilla, për cdo shërbim aplikohen Kushtet e Përgjithshme për përdorimin e faqes dhe për marrjen e shërbimit të përgatitur nga palët e treta, për të cilat Kompania nuk merr asnjë përgjegjësi.

Është e mundur të krijohet një lidhje me Faqen vetëm me lejen me shkrim të Kompanisë. Kompania rezervon të drejtën për të tërhequr pëlqimin në çdo kohë për lejimin e një lidhjeje e cila, sipas mendimit të kompanisë, është konsideruar e papërshtatshme.


8. Privatësia


Informacionet personale të dhëna nga Përdoruesi në Faqe do të përdoren në përputhje me dispozitat e parashikuara në Privacy Policy. Çdo informacion ose material tjetër i dërguar në këtë faqe me postë elektronike ose mjete të tjera do të konsiderohen jokonfidenciale dhe nuk mbrohet nga e drejta e pronësisë intelektuale. Çdo material që Përdoruesi dërgon ose poston në Faqe do të bëhet pronë e Kompanisë e cila mund ta përdorë pra atë për çfarëdo qëllimi të ligjshëm.


9. Normativa Rregulluese


Këto Kushtet të Përgjithshme për përdorimin e Faqes rregullohen nga ligji shqiptar.


10. Ndryshimet në Kushtet e Përgjithshme


Kompania rezervon të drejtën për të ndryshuar Faqen, përmbajtjen dhe/ose shërbimet e saj me të dhe të kushteve të përgjithshme të përcaktuara në çdo kohë dhe pa paralajmërim.

Kompania gjithashtu rezervon të drejtën për të modifikuar këto Kushte të Përgjithshme në çdo kohë pa paralajmërim. Këto ndryshime do të konsiderohet në fuqi menjëherë pas shpalljes së Kushteve të Përgjithshme të modifikuara në Faqe. Ndryshimet do të njoftohen në Faqe, dhe pa cënuar të drejtën e Përdoruesit për të mos përdorur këtë Faqe interneti ose për të kërkuar anulimin e regjistrimit të tij, ai do të vazhdojë të përdorë Faqen sipas versionit të ndryshuar të Kushteve të Përgjithshme.


11. Kushte Shtesë


Termat dhe kushtet e tjera të ndryshme nga këto Kushte të Përgjithshme mund të aplikohen për shërbime të vecanta ose të mira të ofruara përmes Faqes: Përdoruesi deklaron që në fillim se jep pëlqimin e tij për këto terma dhe kushte të tjera, në rast kërkese të të mirave apo shërbimeve përkatëse.